Cilat janë problemet shëndetësore që ju shqetësojnë juve? Si mendoni ju që ato mund të përmirësohen? Këto ishin disa nga pyetjet që ju parashtruan qytetarëve të Fushë Kosovës në takimin e mbajtur me ta për t’i adresuar pikërisht problemet kryesore shëndetesore në këtë Komunë.
Rradha e gjatë e pritjes për konsulta shëndetësore, Ambulantat e Mjekësisë Familjare jo funksionale në fshatrat përreth Fushë Kosovës, u ngritën si problemet më të shpeshta me të cilat banorët e kësaj Komune po përballen. E zgjidhjet e këtyre problemeve do të përfshihen në Masterplanin që AQH po përgatit për implementim 5 vjeçar në 12 Komuna në Kosovë.