100 vjet pas zbulimit të insulinës, miliona njerëz me diabet në mbarë botën nuk mund të kenë qasje në kujdesin që u nevojitet. Me pandeminë COVID-19 kjo pjesë e shoqërisë bashkë me ofruesit e shërbimeve kanë hasur në vështirësi edhe më të mëdhaja.
Si mund ti mbështesim më mirë njerëzit me diabet? A mund ta përmirsojmë kujdesin ndaj pacientëve duke përdorur zhvillimet teknologjike të avancuara?
Këto ishin disa nga qëshjet që u diskutuan sot në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga AQH – ku panelist ishin përfaqësues nga Shoqata Kombëtare e Diabetit në Kosovë, pacient diabetik, dhe mjek endokrinolog.