Projektet për përmirësim të cilësisë (PPC)

Projekti AQH vazhdon të punoj me komunat partnere me qëllim gjetjen e mënyrave për përmirësim të cilësisë. Pas trajnimit rreth aspekteve të ndryshme të Menaxhimit të Cilësisë, të cilat u realizuan në muajin korrik të vitit 2016, u zhvillua një udhëzues ku shpjegohet mënyra e realizimit të PPC-ve përfshirë edhe procedurat e aplikimit, kriteret e vlerësimit dhe përzgjedhjes, orari/afatet, etj, dhe më pastaj kemi filluar me implementimin e rundit të pare të PPC-ve në muajin shkurt të vitit 2017.

Kemi punuar me komunat tona ku kemi identifikuar 14 PPC të mundshëm, ku gjatë procesit të përzgjedhjes u vendos që projekti AQH të mbështeste gjithsej 12 prej tyre, kështu që secila komunë ka filluar me zbatimin e një projekti. Projektet e përzgjedhura mbulojnë një gamë të gjerë ndërhyrjesh, përfshirë këtu renovime me qëllim krijimin e një mjedisi më të këndshëm për fëmijët, përmirësim i tabelave/shenjave njoftuese për pacientët brenda qendrës së KPSH-së dhe duke ofruar shtretër dhe orendi të tjera për të përmirësuar rehatinë e pacientit. Shumica e projekteve ishin përfunduar gjatë muajit maj të vitit 2017 dhe pjesa e mbetur do të përfundojë në pjesën e parë të muajit qershor të vitit 2017.

Projekti AQH ka ofruar mentorime për të ndihmuar menaxherët të punojnë përmes procesit dhe pas raundit të parë të implementimit të PPC-ve, së bashku do ta vlerësojmë këtë dhe do të shohim se çfarë ka funksionuar mirë dhe ku mund të bëhen rregullime të mëtejshme për ta bërë procesin edhe më efektiv.

Gjatë muajit qershor 2017, do të organizohet  një punëtori me pjesëmarrje për të vlerësuar projektet dhe faza e ardhshme e PPC-ve do të fillojë pas kësaj. Ndërkohë, ekipi i projektit AQH do të vazhdojë të punojë me komunat me qëllim monitorimin dhe dokumentimin nga afër të rezultateve nga raundi i parë i PPC-ve.

Ndërhyrje të vogla të infrastrukturës në QKMF F. Kosovë- para dhe pas

Ndërhyrje të vogla të infrastrukturës në QKMF Lipjan- para dhe pas

Ndërhyrje të vogla të infrastrukturës në QKMF Obiliq- para dhe pas

Shenjat orientuese në QKMF Mitrovicë