Përfunduam trajnimin dy-ditor për gazetarët dhe personat e komunikimit nga institucionet, organizuar në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë. Puna me individë të pasionuar, të përkushtuar për të krijuar storje të sakta dhe me ndikim në shëndetësi ishte përvojë e jashtëzakonshme.Gjatë trajnimit, ekspertja e komunikimit nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH), Layla Hasler, gjithashtu ish-gazetare, trajtoi tema thelbësore si kontrollimi i fakteve, raportimi etik dhe shfrytëzimi efektiv i mediave sociale në gazetari. Ne ishim të privilegjuar të kishim edhe dy folës të nderuar të ftuar: Saranda Ramaj dhe Arton Konushevci, gazetar të mirënjohur, njëherit edhe fitues të çmimeve për raportim shëndetësor.Së shpejti, gazetarët e trajnuar do shkruajnë për Simpoziumin tonë (www.ncdsymposiumkosovo.org) me teknikat e shtjelluara në trajnim.Falenderime të veçanta për Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij trajnimi.AQH dhe IHS janë projekte të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohen nga Swiss TPH.