Që nga fillimi i projektit, projekti AQH ka punuar ngushtë me PRAK-un (Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë) marr parasysh që ata kanë rol të rëndësishëm në avokimin për një zë më të fuqishëm të pacientëve. Gjatë muajit maj 2017, projekti ndau disa pajisje bazë për ofrimin e trajnimeve, përfshirë këtu laptop dhe projektorë, tabela (flipchart) etj, me qëllim që t`u ndihmohet atyre në ushtrimin e këtij roli në mënyrë më efektive, njëkohësisht u janë ndarë edhe disa pajisje tjera për nevoja të zyrës, një tavolinë dhe karrige për sallën e takimeve me qëllim përmirësim e kushteve të tyre të punës.