Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, në krye me Ministrin Arben Vitia, dhe Ambasada Zvicerane, nën udhëheqjen e Ambasadorit Jürg Sprecher, nënshkruan sot Fazën III të Projektit AQH. Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), AQH III synon të përmirësojë shërbimet kryesore shëndetësore dhe të adresojë sëmundjet kronike jo-ngjitëse. Kjo fazë fokusohet në qëndrueshmëri dhe zgjerimin e iniciativave shëndetësore për të përfituar të gjithë qytetarët e Kosovës në 38 Komuna.