‘Monitorimi dhe Evaluimi’ ishte tema e modulit të gjashtë dhe të fundit të ciklit të tretë të Trajnimeve të Menaxhmentit në të cilën morrën pjesë Drejtorat e Drejtoratit për Shëndetësi dhe të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunat e Kosovës.
Andrea Pozzo, ekspert i kësaj fushe solli përvojën e suksesshme të shumë vendeve të tjera në botë, nga e cila do të zhvillohen edhe Planet e Veprimit për Kujdesin Primar Shëndetësor për secilën komunë.
Menjëherë pas përfundimit të ciklit të tretë, dje u mbajt takimi përgatitor me Trajnerët vendor për fillimin e ciklit të katërt të Trajnimeve të Menaxhmentit.