Mirënjohje për Bashkëpunëtorët: Dr. Mustafa Gashi dhe QKMF Fushë Kosovë

Prej shumë vitesh, kemi pasur kënaqësinë të bashkëpunojmë me Dr. Mustafa Gashin në qëllimin e përbashkët për të përmirësuar shërbimet për banorët e Fushë Kosovës. Ai është një profesionist shëndetësor shumë i respektuar, i njohur për prioritetin që i jep kujdesit ndaj pacientit. Këtë herë, ai ishte në Harilaq (Fushë Kosovë) me OJQ-në KOPF për të mbajtur një sesion informues për “Diabetin”. Falenderojmë Dr. Mustafa Gashin për profesionalizmin e tij dhe qytetarët për pjesëmarrjen e tyre. Ky bashkëpunim është një shembull i shkëlqyeshëm i angazhimit të përbashkët për përmirësimin e shëndetit publik dhe ofrimin e edukimit të duhur për sëmundjet kronike.