Infermierët në Këshillimoret e mbështetura nga AQH, janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët për të arritur rezultatet e dëshiruara në menaxhimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Përveç kësaj, ne organizojmë diskutime/ tryeza të rrumbullakta ku flitet për ushtrimet e personalizuara të përshtatura për nevojat individuale shëndetësore, duke theksuar rolin e rëndësishëm të një diete të shëndetshme në menaxhimin e sëmundjeve.