Projekti i AQH-së ka mbështetur Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare (QZHFM) rreth organizimit të konferencës së 5-të ndërkombëtare të mjekësisë familjare gjatë datës 25-26 shtator të vitit 2017. Rreth 650 pjesëmarrës kanë ndjekur konferencën dy ditore, ku kishte pjesëmarrës nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Britania e Madhe. Projekti i AQH-së është ftuar që të mbajë një prezantim gjatë konferencës, me ç’rast u mbajtën prezantimet e mëposhtme nga stafi i AQH-së:
Dr. Genc Ymerhalili ka mbajtur një prezantim për “Pakon e Shërbimeve dhe Kujdesin e Integruar”.
Dr. Bajram Maxhuni ka mbajtur prezantim për “Njohuritë, Qëndrimet, Praktikat dhe Sjelljet në lidhje me Sëmundjet jo-ngjitëse (SJN)”. KAPB Presentation_AQH project
Konferenca e ardhshme “Konferenca e 6-të ndërkombëtare e mjekësisë familjare” është propozuar që të organizohet më 19 maj 2018, pasi që kjo është edhe dita ndërkombëtare e mjekëve familjar.