Lipjani, si komuna demonstruese e projektit, ishte nikoqir i ditës së tretë të Simpoziumit Ndërkombëtar për SKJ-të në Kosovë, ku pjesëmarrësit kishin rastin të shihnin nga afër punën e tyre për të përmirësuar shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, veçanërisht për pacientët me SKJ. Kjo përkoi me Ditën Botërore të Zemrës, duke theksuar rolin e aktivitetit fizik për shëndetin e zemrës si për parandalim ashtu edhe për trajtim.