KOPF – Kosova Population Foundation ishin në komunën e Gracanicës për të mbajtur sesion informues rreth sëmundjeve kronike.

Me mbështetjen e projektit AQH, Dr. Isidora Dobatriqi bashkë me ekipin e organizatës partnere KOPF – Kosova Population Foundation ishin në komunën e Gracanicës për të mbajtur sesion informues rreth sëmundjeve kronike.Kontrollat e rregullta shëndetësore shmangin rrezikun e prekjes me ndonjërën nga sëmundjet kronike si diabeti e hipertensioni. Në këtë takim u zbuluan raste të reja me vlera të larta të sheqerit në gjak.

Me ndihmën e këshillave të profesionistëve shëndetësor dhe vullnetin për të jetuar shëndetshëm, njerëzit me diabet (sëmundjen e sheqerit) mund të bëjnë jetë normale.AQH është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohet nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH).