Këshillimi Motivues, mbështetur nga AQH për Këshillimin në Kujdesin Parësor Shëndetësor, tani është pjesë e kurrikulës së Fakultetit të Infermierisë. Ky zhvillim do t’I pajisë studentët e infermierisë me teknika të nevojshme për këshillim dhe intervistim, duke i ndihmuar ata të mbështesin më mirë pacientët në menaxhimin e sëmundjeve kronike në të ardhmen.
Znj. Elvana Podvorica, Shefe e Departamentit të Infermierisë, thekson rëndësinë e këtij hapi për disa arsye:-Është integruar në mënyrë të përsosur në kurrikulën e studimeve, siguruar kështu qëndrueshmërinë në edukim.-Do të ndikojë pozitivisht në përparimin akademik të studentëve.-Do të përmirësojë performancën e infermierisë, duke përfituar të dyja palët, studentët dhe pacientët.AQH vazhdon të jetë e përkushtuar në forcimin e rolit të rëndësishëm që kanë infermierët në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe në përmirësimin e kapaciteteve të tyre.