Këshillimorja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri është derë e hapur për pacientët me sëmundje kronike. Këtu ata ndjehen të lirë të flasin për gjendjen e tyre shëndetësore, dhe jo vetëm. Ky është vendi ku ata flasin edhe për sfidat e tyre të përditshme. Infermierja e trajnuar për Këshillim Motivues, Burbuqe Gjoni, tregon: “Ne këtu përmes këshillave dhe bisedave me pacientë, i nxisim ata drejt një stili jetese të shëndetshëm dhe menaxhimit më të mirë të sëmundjes së tyre”.