Keni qenë ndonjëherë pjesë e Karvanit të Shëndetit ‘përSHËNDETje’?

Karvani udhëton nga fshati në qytet, për t’u takuar me njerëzit në nevojë për të marrë informacione shëndetësore që ndihmojnë në parandalimin apo menaxhimin më të mirë të sëmundjeve kronike si diabeti, hipertensioni, astma.Përderisa të rriturit kalojnë nga tenda në tendë dhe mirëinformohen, të vegjëlit marrin informacione mbi rritjen e shëndetshme përmes lojës me personazhet e tyre të preferuara.