Karvani shëndetësor

Karvani shëndetësor udhëtoi në qendrën e qytetit të Pejës për të informuar qytetarët rreth jetesës së shëndetshme dhe parandalimit ose trajtimit më të mirë të sëmundjeve kronike jo ngjitëse. Duke marrë parasysh temperaturat e larta këto ditë, u dhanë informata të veçanta për kujdesin ndaj temperaturave të pikut, veçanërisht për popullatën e ndjeshme. Fokusi ishte tek të moshuarit, në përputhje me qëllimet e projektit AQH.