Infermierët e certifikuar kanë filluar trajnimin për kujdesin në shtëpi në Lipjan

Një trajnim dyditor i akredituar për kujdesin në shtëpi për infermierët në Lipjan filloi më 30 janar 2025. Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit për të moshuarit dhe qëndrueshmërinë e këtij shërbimi. Udhëhequr nga 16 infermierë të certifikuar që iu nënshtruan Trajnimit të Trajnerëve nga Divizioni për Moshim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), sesioni dyditor pajis infermierët me aftësi thelbësore për t’i trajnuar kujdestarët joformalë, duke siguruar mbështetje më të mirë në shtëpi për të moshuarit.

“Është kënaqësi të jem sot këtu, në këtë trajnim të organizuar nga infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Infermierët, të cilët ndoqën Trajnimin e Trajnerëve nga Divizioni për Moshim, demonstruan aftësi shumë të mira prezantuese që në ditën e parë të ofrimit të trajnimit. Instituti ynë do të vazhdojë t’i mbështesë ata”, tha Dr. Pranvera Krasniqi nga IKSHP-ja.

Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të Projektit AQH që synojnë rritjen e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe edukimit shëndetësor të komunitetit. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan dhe Oda e Infermierëve të Kosovës e kanë akredituar këtë program trajnimi, duke përforcuar besueshmërinë dhe ndikimin e tij.

Duke nisur serine e sesioneve, ky trajnim vendos themelet për zgjerimin e njohurive dhe forcimin e kujdesit shëndetësor të bazuar në komunitet.