Gazetarët do të nxisin diskutimin publik të informuar për diabetin

Më datat 19 – 20 prill 2024, mbi njëzet e tre gazetarë ndoqën një trajnim gjithëpërfshirës dy- ditor që synonte rritjen e kapaciteteve të tyre për raportim të përgjegjshëm për çështjet shëndetësore, veçanërisht për diabetin.

“Gazetarët shërbejnë si ura jetike mes informacioneve komplekse të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë. Roli i tyre në dhënien e raportimeve të sakta dhe të detajuara për çështjet shëndetësore është shumë i rëndësishëm”, tha Laurent Torche nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë gjatë fjalimit të tij hapës në programin e trajnimit.

Trajnimin e udhëhoqi nga gazetari me përvojë dhe eksperti i komunikimit shëndetësor Sokol Shameti, ku u mbuluan tema të ndryshme duke përfshirë përkthimin e zhargonit mjekësor në lajme të kuptueshme, ruajtjen e saktësisë dhe besueshmërisë në raportimin shëndetësor, vlerësimin e burimeve dhe kuptimin e aspekteve etike të gazetarisë shëndetësore. Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre në raportimin e temave shëndetësore, duke hedhur dritë mbi lajmet që fshihen pas titujve.

“Trajnimi do të pasohet me tre çmime që do të shpërndahen më 14 nëntor 2024, në Ditën Botërore të Diabetit, për të vlerësuar raportimet më të mira për diabetin”, tha Getoarbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Qëllimi i trajnimit edhe i çmimit është fuqizimi i gazetarëve që të përdorin platformat e tyre me përgjegjësi, duke përdorur gazetarinë si një mjet për të informuar dhe edukuar publikun rreth diabetit dhe çështjeve të tjera shëndetësore.

Programi i trajnimit dhe i ndarjes së çmimeve u organizua nga projektet Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) dhe Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), të dyja këto isma të përbashkëta të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.