Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar! AQH ka mbështetur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në organizimin e një eventi për ngritjen e vetëdijes për shëndetin dhe të drejtat e të moshuarve. Kjo datë vjetore synon të promovojë mirëqenien dhe dinjitetin e të moshuarve në mbarë botën.Projekti AQH, nëpërmjet Kujdesit të Integruar që është pilotuar në dy komuna ka për qëllim përmirësimin e kujdesit për të moshuarit. Ky intervenim i bashkon punonjësit social dhe infermierët në kujdesin ndaj pacientëve, duke synuar të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të kujdesit të ofruar.