U shënua Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve përmes një tryeze të rrumbullakët ku u diskutua për këtë çështje me theks të veçantë tek e drejta e ‘Zgjedhjes së Mjekut, e drejtë e secilit’. Me pjesëmarrës nga Ministria e Shëndetësisë Zv. Ministri Dr. Arsim Berisha, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Fatmire Kollqaku, Dr. Yllzim Dyla, Asosiacioni i Mjekëve Familjar, në këtë tryezë të organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe mbështetur nga AQH dhe IHS, u diskutua edhe mbi rezultatet e hulumtimit mbi zgjedhjen e Mjekut Familjar realizuar nga PRAK.