Pas vlerësimit të ciklit të parë të trajnimit për menaxhim, cikli i dytë e trajnimit është duke u ofruar për 55 menaxherë të linjës së dytë (28 femra dhe 27 meshkuj) nga 12 komunat e projektit, duke përfshirë koordinatorët e cilësisë, udhëheqësit e departamenteve, infermierët kryesorë dhe udhëheqësit e administratës. Trajnimi është duke u realizuar në tri grupe: Grupi i Prishtinës (Drenasi, Obiliqi, F. Kosova, Lipjani dhe Graçanica), Grupi i Gjakovës (Gjakova, Juniku, Malisheva dhe Rahoveci) dhe Grupi i Mitrovicës (Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj). Trajnimi po zhvillohet në qendrat e trajnimit të mjekësisë familjare, të cilat janë duke u rinovuar nga ana e projektit të AQH-së.