Prezantimi i konceptit të Qendrës Demonstruese në komunën e Gjakovës, komuna e dytë demonstruese e proejktit AQH, ishte një hap i rëndësishëm përpara për këtë Komunë. Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtori i QKMF Gjakova, ekipi dhe menaxhmenti i QKMF-së, bashkë me ekipin e AQH, analizuan situatën në Gjakovë dhe planifikuan hapat e ardhshëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.