AQH po mbanë një trajnim të specializuar për stafin e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë!

Trajnimi ofron informacione të vlefshme në kuptimin e zbatimit të ISO 9001, mjetet kryesore që duhen për menaxhim të cilësisë dhe metodologjitë e auditimit bazuar në standardet e ISO. Ky sesion synon të standardizojë përpjekjet e komunave në përmirësimin e shërbimeve për popullatën.