Qëllimi i shërbimit ‘Kujdes i Integruar’ është që përveç profesionistëve shëndetësor, edhe punëtorët social të marrin pjesë në kujdesin ndaj pacientëve me sëmundje kronike në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e tyre.Në këtë ngjarje u prezantuan të gjetura mbi kënaqshmërinë e pacientëve për Kujdesin e Integruar në dy komunat ku po pilotohet ky intervenim, Fushë Kosova dhe Lipjani. Pacientët kërkuan që ky intervenim tejet i nevojshëm dhe efektiv të zgjerohet në shërbime dhe të vazhdojnë vizitat në shtëpi për pacientët në nevojë, këshillimi i vazhdueshëm dhe organizimi i sesioneve për aktivitet fizik për grupmoshën 65+.