AQH e shënon Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, 14 Nëntorin

Dita Botërore e Diabetit festohet për ta ndihmuar ndërgjegjësimin e komunitetit për sëmundjen e diabetit. Këtë vit, AQH shënoi Ditën e Diabetit duke organizuar disa ngjarje nëpër komunat e Kosovës.

Me këtë rast, përfaqësuesit e SDC-së vizituan QKMF-në e Skenderajt dhe atë të Shtimes duke komunikuar nga afër me përfituesit dhe bashkëpunëtorët e projektit rreth përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për pacientët kronik.

Me moton ‘Nëse jo tani, kur?’, mjekët dhe infermierët në sheshet kryesore të Kosovës inkurajuan qytetarët që të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe i udhëzuan ata në ruajtjen e shprehive drejt një jete më të shëndetshme.