Projekti AQH bashkë me partnerët e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës morën pjesë në Konferencën e 21-të Ndërkombëtare të Kujdesit të Integruar me titull ‘Kuptimi i mirëfilltë i konceptit të Kujdesit të Integruar Shëndetësor’. Konferenca virtuale që organizohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Kujdes të Integruar do të mbahet gjatë gjithë Majit duke mbledhur ekspertë nga e gjithë bota.
Gjatë sesionit plenar të 10 Majit 2021, ekipi i AQH-së mbështetur nga ekspertët e Swiss TPH prezantuan temën ‘Vlerësimi përmes telefonatës në funksion të qasjes së telemjekësisë për menaxhimin e pacientëve me sëmundje jo-ngjitëse’ me qëllim të ndarjes së përvojave mbi përshtatjen e shërbimeve shëndetësore për pacientët kronikë gjatë pandemisë COVID-19.