Të përkushtuar ndaj një sistemi shëndetësor me pacientin në qendër në Kosovë

Më 4 qershor 2024, përfaqësuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë mbajtën takime kyçe në Drenas dhe Prizren, të cilët në qendër kishin të drejtat e pacientëve, fuqizimin dhe sistemin shëndetësor me pacientin në qendër.​

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas, në diskutimet me Drejtorin Ismet Bogiqi, me Drejtoreshën Komunale të Shëndetësisë Lumnije Krapi dhe me Kryesuesen e Këshillit të Pacientëve Kadire Tahiraj u theksua mbështetja gjithëpërfshirëse e ofruar nga SDC-ja përmes projektit Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor (AQH), që përfshin përmirësimet e infrastrukturës, ngritjen e kapaciteteve dhe programet e promovimit të shëndetit.

Veçanërisht, themelimi i Këshillit të Pacientëve u theksua si një element jetik në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. Në Prizren, përfaqësuesit e SDC-së Laurent Torche, Merita Mustafa dhe Nicholas Jenny u angazhuan me bordin dhe anëtarët e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës (PRAK). Diskutimet u fokusuan në historinë e PRAK-ut, punën e tij të vazhdueshme dhe transformimin institucional që po kalon në bashkëpunim me Projektin IHS.

Ky partneritet synon të fuqizojë rolin e PRAK-ut si mbrojtës i të drejtave të pacientëve, të zgjerojë rrjetin e organizatave që promovojnë kujdesin shëndetësor me pacientin në qendër dhe ta afirmojë atë si një aktor të rëndësishëm rajonal. Besim Kodra nga PRAK-u konfirmoi misionin e tyre, duke thënë: “Ne vazhdojmë në misionin tonë: për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve!”