𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗶𝘃𝗲̈𝘀 𝗴𝗷𝗶𝗻𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗼𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲

Pabarazitë me bazë gjinore kanë ndikim të konsiderueshëm në shëndetin e grave në të gjitha fazat e jetës së tyre. Ky ishte një nga mesazhet kryesore të diskutuara në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Prishtinë më 21 qershor 2023 për të trajtuar tematikën e paragjykimit gjinor në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Tryeza u organizua nga projekti AQH dhe IHS Project, të dy projekte të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë #SDC, mblodhi palët kryesore të interesit nga shëndetësia dhe sektorët e tjerë. Pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët ishin Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Shëndetësi, Ministria e Shëndetësisë, spitalet e përgjithshme, qendrat e mjekësisë familjare, komunat dhe shoqëria civile. Duke bërë së bashku njohuritë dhe përvojat e tyre, informatat e nxjerra nga ekspertiza e pjesëmarrësve kontribuojnë në zhvillimin e planeve të mëtejshme për rritjen e të kuptuarit të perspektivës gjinore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, gjenerimin e ideve novatore dhe zhvillimin e një plani për trajnimin e stafin shëndetësor. –