Me rastin e vizitës në Kosovë të Zëvendës-Sekretares së Shtetit nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, Krystyna Marty Lang, më 21 shkurt 2018, Zvicra lansoi Strategjinë e Bashkëpunimit me Kosovën 2017-2020, në një ceremoni që mblodhi partnerë kombëtar dhe ndërkombëtar. Viti 2018 shënon 20 vjet bashkëpunim dhe 10 vjet marrëdhënie diplomatike midis Zvicrës dhe Kosovës.
Ngjarja e Lansimit të Strategjisë së Bashkëpunimit ©Arben Llapashtica
Në një ceremoni që mblodhi partnerë kombëtar dhe ndërkombëtar, akterë dhe media, Zvicra lansoi Strategjinë e saj të Bashkëpunimit me Kosovën 2017-2020. Zëvendës-Sekretarja e Shtetit nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, Krystyna Marty Lang, nënvizoi marrëdhëniet e forta ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin afatgjatë të Zvicrës për të mbështetur zhvillimin e Kosovës. Viti 2018 shënon 20 vjet bashkëpunim dhe 10 vjet marrëdhënie diplomatike midis Zvicrës dhe Kosovës.
Duke u mbështetur në frymën e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis qeverive të Zvicrës dhe Kosovës, Strategjia Zvicerane për Bashkëpunim me Kosovën 2017-2020 synon të kontriboj në progresin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit rajonal dhe evropian, duke promovuar një sistem politik demokratik, një shoqëri paqësore dhe kohezive, duke ofruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbimet themelore, sundimin e ligjit dhe një ekonomi sociale të tregut.
Në përputhje të plotë me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, mbështetja e Zvicrës në periudhën 2017-2020 fokusohet në temat prioritare të mëposhtme:
- Qeverisje Demokratike dhe Siguri Njerëzore
- Ekonomi dhe Punësim
- Ujëra dhe Qëndrueshmëri ndaj Ndryshimeve Klimatike
- Shëndet
Zotimet financiare për periudhën 2017-2020 arrijnë shifrën 85 milionë franga. Zvicra është partneri i tretë më i madh bilateral i zhvillimit në Kosovë.
Për më shumë informacion, shihni Swiss Cooperation Strategy Kosovo 2017-2020 (PDF, Numri i faqeve 52, 9.5 MB).
Një version më i shkurtër i dokumentit strategjik është gjithashtu në dispozicion në anglisht (PDF, 3.0 MB, anglisht), shqip dhe serbisht.