Propozimet e PPC-ve të zhvilluara nga komunat janë vlerësuar gjatë një sërë vizitash në terren të cila u realizuan në mes të 14 dhe 26 nëntorit 2016. Në përputhje me manualin e PPC-ve, çdo propozim është vlerësuar nga një komision i ngushtë i përbërë nga përfaqësues të QZHMF, PRAK, AQH dhe nga përfaqësues të secilës Komunë. Në përgjithësi janë vlerësuar 14 propozime ku 12 prej tyre më pas janë miratuar dhe do të procedohen për zbatim gjatë muajve të ardhshëm.