Projekti AQH në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë po vazhdon organizimin e Programit të Trajnimeve të Menaxhimit Shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Programi i Trajnimit për Trajnerë, që sivjet përbëhet nga gjashtë module ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese të menaxherëve shëndetësor dhe stafit të MSh-së dhe zgjerimin e burimeve humane për shpërndarjen e programit të Menaxhimit Shëndetësor në të gjitha komunat e Kosovës gjatë dy viteve të ardhshme.
Trajnimi është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës me 9 pikë për secilin modul. Moduli 1 i trajnimit ‘Planifikimi dhe zbatimi i shërbimeve të KPSH-së’ u mbajt suksesshëm nga data 25 deri më 28 Maj, ku morën pjesë rreth 30 trajnues të mjekësisë që janë pjesë e rrjetit të trajnerëve të KPSH-së të Ministrisë së Shëndetësisë.