Studimi Cilësisë së Kujdesit nga Projekti ka përfshirë një vlerësim të shkathtësive të komunikimit dhe këshillimit të përdorura gjatë konsultimeve klinike dhe rekomandoi se kjo është një fushë ku duhet të bëhet përmirësimi i mëtejshëm. Për shkak të kësaj, AQH ka emëruar një konsulent kombëtar-dr. Yllzim Dyla i cili është Master Trajner i Mjekësisë Familjare, me qëllimin që të zhvilloj një modul të shkurtër trajnimi për komunikim dhe këshillim për stafin klinik. Moduli i trajnimit dy-ditor është zhvilluar dhe është ofruar për grupin e parë të mjekëve dhe infermierëve, i cili është mbajtur në Hotel Afa – Prishtinë më 22-23 nëntor 2016. Trajnimi përfshinte parimet e komunikimit efektiv dhe gjashtë hapat e procesit të këshillimit dhe është bazuar në kurikulën vendore të trajnimit në Mjekësinë Familjare. Pjesëmarrësit u pajisën me një doracak për komunikim dhe këshillim i zhvilluar si pjesë e materialeve të modulit. Moduli ‘Komunikimi dhe Këshillimi’ është akredituar nga Bordi i EVM-së.