Trajnimi 3-ditor mbi Hyrjen në Menaxhim të Cilësisë, i cili është Moduli 6 i Trajnimit të Menaxhimit, u mbajt nga një ekspert ndërkombëtar, z. Calin Nicolae Dragulanescu, në datat 10-12 maj 2017. Trajnimi i akredituar ofroi një hyrje në parimet dhe modelet e Menaxhimit të Cilësisë; të kuptuarit e cilësisë; pikëpamjet e klientit dhe të palëve të interesuara; si të matet cilësia; modelet e cilësisë (Fondacioni Evropian për Menaxhim të Cilësisë – FEMC, Organizata ndërkombëtare e standardizimit -ISO Baldrige); elementet kryesore të modelit të FEMC; strategjitë e përmirësimit të vazhdueshëm; mjetet për Përmirësimin e Vazhdueshëm të Cilësisë -PVC, dhe strategjitë e auditimit të brendshëm. Pjesëmarrësit në trajnim kanë përfshirë DSHMS, Drejtorët e QKMF-ve dhe master trajnerët për KPSH.