Në prill të vitit 2017 udhëheqësja e ekipit të Projektit AQH dhe zëvendës udhëheqësja e ekipit mbajtën një sër takimesh individuale me kryetarët e komunave/zëvendës kryetarët e komunave ku është duke u zbatuar projekti, për informimin e tyre mbi progresin tonë të deri tanishëm dhe planet tona për vitin e ardhshëm. Takimet na dhanë mundësinë të ndajmë me ta raportin mbi studimin e Cilësisë së Kujdesit si dhe Raportin e Aktivitetit të vitit 2016 dhe në veçanti përditësimin e kryetarëve të komunave mbi programin e trajnimit për menaxhimin, Projektet e Përmirësimit të Cilësisë në komunat e tyre, si dhe aktivitetet që aktualisht janë duke u zhvilluar për prokurimin e pajisjeve themelore të KPSH-së. Diskutimet ishin shumë informuese dhe një numër takimesh u raportuan më pas nga mediat lokale.
Ne u takuam me 10 kryetarë/zëvendës kryetarë të komunave gjatë muajit prill dhe takimet e mbetura do të zhvillohen gjatë muajit maj. Ne e vlerësojmë kohën që e gjejnë kryetarët për t’u takuar me ne dhe i falënderojmë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për projektin.