Si pjesë e zbatimit të mjeteve për menaxhimin e cilësisë, pergjatë muajit mars dhe maj të vitit 2017 AQH ka organizuar dy sesione trajnuese për menaxherët e QKMF-ve në Obiliq dhe Lipjan. Për më tepër, nga muaji tetor deri në dhjetor janë mbajtur 3 sesione mentoruese me qëllim të lehtësimit të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në ato dy komuna përmes mentorimit të vazhdueshëm për zbatimin e projekteve të përmirësimit të cilësisë (PPC-ve). Si rezultat i kësaj, të dy QKMF-të janë dakorduar që të zbatojnë planet e veprimit dhe të përfundojnë listën e proceseve për të gjitha funksionet në kuadër të qendrave mjekësore. Në muajin dhjetor, pas përfundimit të sesioneve të mentorimit, të dy komunat kanë prezantuar projektet e tyre të cilësisë (Obiliqi 4 projekte dhe Lipjani 3 projekte) në zyrat e AQH-së.