Sesionet edukative me komunitetin për imunizim

Duke pasur parasysh se projekti AQH synon të rrisë përdorimin e shërbimeve parësore shëndetësore nga të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë popullatat e cënueshme sociale, u organizuan një sërë sesionesh edukative në komunat e projektit për të promovuar imunizimet. Pjesëmarrësit e këtyre sesioneve ishin: nënat, baballarët dhe kujdestarët nga zonat urbane, periferike dhe rurale me fokus në komunitetet rome, ashkali dhe egjiptian (RAE), me nivele më të ulëta të arsimimit, të cilët nuk i dërgojnë fëmijët e tyre për imunizim ose i neglizhojnë; si dhe udhëheqësit e komunitetit duke përfshirë ndërmjetësuesit shëndetësor, udhëheqësit fetarë dhe shoqëria civile.

Arsyeja se pse këto sesione janë të rëndësishme është se sipas Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013-2014 (MICS), më pak se një e treta e fëmijëve RAE, të moshës 24-35 muajsh janë plotësisht të imunizuar (30%) në përputhje me planin e imunizimit në Kosovë. Këto sesione u organizuan nga 3 OJQ (KOPF për rajonin e Prishtinës, Mundësia për rajonin e Mitrovicës dhe AHED për rajonin e Gjakovës), të cilat janë kontraktuar nga projekti AQH, për të kryer aktivitete për edukimin shëndetësor dhe promovimin shëndetësor në komunat tona duke përfshirë trajnimin e grupeve të komunitetit. Numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të komunitetit që morën pjesë në sesione edukative për imunizimin nga 12 komuna ishte 1,503 (865 femra dhe 638 meshkuj). Në muajt e ardhshëm, projekti AQH do të vazhdojë të punojë me këto OJQ për të ofruar sesione arsimore për komunitetin në tema të ndryshme, duke përfshirë hipertensionin dhe diabetin të cilat janë pjesë e pakove të shërbimit