Si mbështetje e vazhdueshme për Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare (QZHMF), projekti i AQH-së po bënë një rehabilitim të vogël, duke përfshirë edhe sigurimin e pajisjeve të trajnimit dhe inventarit për qendrat e trajnimit të mjekësisë familjare në Lipjan, Mitrovicë dhe Gjakovë. Këto qendra të trajnimit do të shërbejnë për të zhvilluar trajnime të profesionistëve për Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional (ZHVP), si dhe cikle të tjera të trajnimeve të menaxhimit, të organizuara nga projekti i AQH-së.