Prokurimi ndërkombëtar i pajisjeve esenciale të KPSH-së

Me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të KPSH-së, Projekti AQH siguron pajisjet esenciale të KPSH-së për të gjitha QKMF-të dhe QMF-të në 12 komunat e projektit. Në muajt paraprak, stafi i projektit kanë punuar me akterët kryesor në identifikimin e saktë të pajisjeve që duhet siguruar, pasiqë jemi dakurduar rreth kësaj,  kemi pasur kërkesa që të ndjekim procedurat e tenderimit ndërkombëtar për blerjen e këtyre pajisjeve. Me qëllim që të ndihmohemi rreth kësaj pune, Nicu Fota realizoi misionin e tij të parë në Kosovë në shkurt të vitit 2017. Nicu i mbështetur edhe nga kolegu i tij Cornel Pislaru, do të ofrojnë inputet nga largë para se të vijoj punën në Kosovë më vonë gjatë vitit. Nicu dhe Cornel kanë përvojë të madhe në prokurimin ndërkombëtar përmes punës së tyre të mëhershme me Swiss TPH.

Gjatë këtij misioni, ekspertët u takuan me SDC dhe kanë punuar nga afër me Grupin e Ekspertëve Teknik për KPSH (PHC TEG) për të analizuar punën e realizuar nga projekti deri më tani, me qëllim që të finalizohen specifikacionet për pajisje, duke u pajtuar me planin gjithëpërfshirës implementues për këtë aktivitet. Hapat e ardhshëm do të jenë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe shpalljen e tenderit ndërkombëtar dhe vendor për ofertuesit. Pas pranimit të aplikacioneve, afati i vlerësimit është 2-3 muaj. I tërë aktiviteti do të përfundoj deri në fund të vitit 2017. Ekipi i vlerësimit dhe monitorimit të tenderit do të përgatitet nga komisioni i përbërë nga: Projekti AQH, SDC, dhe Ministria e Shëndetësisë.