Projekti AQH është i përkushtuar ta mbështesë përmirësimin e ndërgjegjësimit shëndetësor dhe sjelljen e popullsisë për kërkim të kujdesit shëndetësor. Në kuadër të kësaj u mbajt punëtoria dy-ditore ku u prezantuan gjetjet e studimit ‘Njohuritë, qëndrimet, praktikat dhe sjelljet e popullsisë në lidhje me sëmundjet jo-ngjitëse, shëndetin e fëmijëve dhe të drejtat e qytetarëve për shëndetin’ në Kosovë gjatë vitit 2020, me theks të veçantë në hipertension, diabet tipi 2 dhe astmë. Gjatë punëtorisë ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, qendrave rajonale të shëndetësisë publike dhe organizata joqeveritare partnere të projektit, dolën rekomandimet për aktivitetet e edukimit shëndetësor që do të implementohen në 20 komunat partnere të projektit gjatë muajve të ardhshëm.