Nga data 28 qershor deri me 1 korrik 2017 u mbajt Konferenca e 22-të e WONCA Europe në Pragë të Republikës Çeke me titull “Zhvillohemi së bashku në Diversitet” dhe projekti mbështeti tre pjesëmarrës- Dr. Osman Maxhera (Drejtor i QKMF-së në Fushë Kosovë), Dr. Luljeta Zahiti (Drejtoreshë e QKMF-së në Vushtrri) dhe Ariana Bytyçi nga Projekti AQH.
Programi i Konferencës u përbë nga punëtori, prezantime me gojë (sesione paralele), laboratorë për zhvillim të aftësive, prezantime “një sllajd me kohëzgjatje 5 minuta” dhe prezantime posterësh. Temat e mbuluara në këto sesione ishin nga disiplina të ndryshme si: cilësia dhe siguria e kujdesit, mjekësia familjare, hulumtimi në praktikën e përgjithshme, politikat e kujdesit parësor, diabeti dhe problemet metabolike, çështjet gjinore, mjekësia ndër-kulturore, parandalimi dhe promovimi i shëndetit, sëmundjet kardiovaskulare, shëndeti publik, teknologjia informative etj.
Projektit AQH aplikoj me dy abstrakte të cilat u pranuan nga Komisioni Shkencor i Konferencës dhe që të dyja u prezantuan në konferencë nga Ariana Bytyci, Asistente e Projektit AQH.
Abstrakti i parë Vendosja e teorisë në praktikë: përvoja e Kosovës me projektet për përmirësimin e cilësisë në KPSH u prezantua si prezantim me gojë. (Ky prezentim është vetëm në gjuhën angleze)
Abstrakti i dytë “Cilësia e shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë “ u prezantua si prezantim përmes posterit. (Ky poster prezentim është vetëm në gjuhën angleze)