Prej datës 27 deri 29 tetor 2016, projekti AQH ka organizuar një trajnim 3 ditorë me temë Menaxhimi i Ciklit të Projektit (PCM) për PRAK-un, i cili u realizua nga Dr. Driton Ukmata. Sesionet e trajnimit trajtuan temat si në vijim: Pse është i rëndësishëm PCM; të kuptuarit e qasjes së donatorëve evropian ndaj PCM; si përshtatet Qasja e Kornizës Logjike me PCM; si dhe qëllimi dhe procesi i fazave të programimit dhe identifikimit të PCM. Këto trajnime kanë shërbyer si bazë për ngritjen e kapaciteteve të PRAK-ut për hartimin e projekt propozimeve në të ardhmen.