Moduli 1 Programi i trajnimit për menaxhim– Menaxhimi financiar


Patrick Hanlon nga Swiss TPH e ka realizuar modulin e parë të programit të trajnimit për menaxhim të AQH-së në shkurt të vitit 2017. Trajnimi dyditor, i cili ishte i akredituar nga Bordi i EVM-së ka ofruar një hyrje në financimin shëndetësor dhe menaxhimin financiar duke përfshirë tema të tilla siç janë cikli vjetor i financave; bazat e kontabilitetit; dhe parimet  e transparencës dhe llogaridhënies. Të gjithë 35 pjesëmarrësit vinin nga DSHMS, drejtorët e QKMF-ve, dhe Master trajnerët e KPSH-së.