Modeli i Mbikëqyrjes Mbështetëse në 5 komuna

Si pjesë e aktivitetit për përmirësimin e cilësisë, AQH ka mbështetur zhvillimin e Modelit të Mbikëqyrjes Mbështetëse së bashku me kordinatorët e cilësisë si dhe grupin teknik të Kujdesit Parësor Shëndetësor të 5 komunave të mëposhtme: Drenas, Graçanicë, Junik, Rahovec, dhe Skenderaj.

Aktivitetet kryesore gjatë kësaj periudhe ishin trajnime shtesë të ofruara për drejtorët, koordinatorët e cilësisë, mbikëqyrësit e tjerë, si dhe për stafin përkatës të secilës prej 5 Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Për më tepër, janë ofruar edhe sesione të mentorimit në grup, me qëllim që të mbështetet përdorimi i mjeteve mbikëqyrëse dhe zhvillimi i planeve për fuqizimin e mbikëqyrjes mbështetëse në secilën prej komunave të përzgjedhura. Shumica e aktiviteteve janë mbajtur në kuadër të qendrave të KPSH me qëllim që të mbështeten fushat specifike në përmirësimin e cilësisë, së bashku me aktivitetet e tjera të projektit të AQH-së.

Gjithashtu, gjatë muajit shtator të vitit 2017 janë ofruar trajnime shtesë në kohëzgjatje nga 2 deri në 3 orë për drejtorët, koordinatorët e cilësisë, mbikëqyrësit (shefat/udhëheqësit e departamenteve) e secilës prej 5 QKMF-ve. Ndërsa, gjatë periudhës tetor-dhjetor 2017, janë mbajtur 25 sesione individuale dhe grupore të mentorimint/trajnimit për koordinatorët e cilësisë dhe për stafin përkatës. Këto aktivitete kanë përfshirë edhe diskutimin e gjetjeve nga vlerësimi i shpejtë, si dhe janë identifikuar fushat për përmirësim në secilën komunë.