Inaugurimi i shërbimeve pediatrike në QKMF- Lipjan

Mediat lokale nga Komuna e Lipjanit publikuan inaugurimin e shërbimeve pediatrike në kuadër të QKMF-së në Lipjan si pjesë e Projekteve të Përmirësimit të Cilësisë (QIPs).

“Gjatë ditës së sotme është bërë përurimi i renovomit të pediatrisë në QKMF – Lipjan.
Ky projekt është realizuar me përkrahje të projektit zviceran Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH). Në këtë përurim ishte edhe zëvendës udhëheqësja e këtij projekti, Dr. Qamile Ramadani dhe Dr.Genc Ymerhalili. Drejtori i Shëndetësisë, Avdullah Fazliu dhe Drejtorin e QKMF-së, Agim Krasniqi kanë falenderuar përfaqësuesen e AQH-së për realizimin e këtij projekti në Lipjan për përmirësimin e cilësisë në shërbimin mjekësor primarë. Projekti AQH financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe mbështetë agjendën kombëtare të reformës shëndetësore, duke plotësuar programet e donatorëve tjerë në sektorin shëndetësor.”

  • 02 Inauguration of the pediatric services in MFMC Lipjan