Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, kanë pritur në takim Dr.Qamile Ramadani, Zv. Udhëheqëse e Ekipit të Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe Dr. Bajram Maxhuni, të cilët ndihmuan në funksionalizimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Bair, me inventar dhe pajisje të tjera të nevojshme.
Gjatë takimit kryetari Bahtiri ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen e tyre të dhënë në funksionalizimin e QMF-së në Bair, ndërtimin e së cilës e ka financuar Ministria e Shëndetësisë, me qëllim që të ofroj shërbime shëndetësore për banorët e kësaj lagje.