Së bashku me projektin AQH, drejtorët e 12 QKMF kanë identifikuar lokacionet për funksionalizimin e hapësirave për këshillim dhe edukim shëndetësor në 12 QKMF-të e komunave partnere të projektit. Qëllimi i hapësirave për këshillim dhe edukim shëndetësor është funksionalizimi i ambienteve më të mira për pacientët me sëmundjes jo-ngjitëse për të organizuar sesione edukative shëndetësore. Këto hapësira do të jenë të paisura me materialet relevante dhe pajisjet e nevojshme për organizimin e sesioneve edukative shëndetësore, si individuale ashtu edhe në grupe. Fillimisht, këto hapësira do të shërbejnë për zbatimin e pakove të shërbimit për personat me diabet dhe hipertension në 4 komunat e projektit me mundësi të zgjerimit edhe për shërbime tjera.