Në shtator 2017, është përfunduar cikli i parë i Projekteve të Përmirësimit të Cilësisë (PPC-të). Finalizimi i këtyre projekteve ka marrë kohë më shumë se sa që është pritur, për shkak të nevojës së përfilljes së procedurave të prokurimit. Gjatë muajit shtator 2017, u finalizuan të gjitha projektet dhe reagimet/informacionet kthyese të komunave kanë qenë shumë pozitive.
Projektet e Përmirësimit të Cilësisë në 12 komuna janë realizuar në këto fusha:
Komuna e Lipjanit:
Rezultatet: Infrastruktura dhe pajisjet për shërbimet shëndetësore pediatrike në QKMF-të e Lipjanit janë të përshtatshme për të siguruar diagnostifikim të duhur, trajtim, monitorim dhe edukim shëndetësor të fëmijëve.


Komuna e Fushë Kosovës:
Rezultatet: Ambienti miqësor për fëmijët dhe prindërit, dhe nivel i shtuar i edukimit/promovimit shëndetësor në kuadër të QKMF-së.


Komuna e Obiliqit:
Rezultatet: Salla e pritjes dhe dhomat e konsultimit kanë infrastrukturë dhe pajisje të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve cilësore për diagnostifikim, trajtim, monitorim dhe për edukim/promovim shëndetësor.



Komuna e Graçanicës:
Rritja e kapaciteteve teknike të infermiereve të patronazhit
Rezultatet:
- Infermieret e patronazhit janë pajisur me pajisje të nevojshme për punë në komunitet
- Përmirësimi i mjedisit të punës të infermierëve të patronazhit
- Rritja e vetëdijes së popullsisë për çështjet e shëndetit publik


Komuna e Gjakovës:
Rezultatet:
- Mekanizmi për monitorimin e qarkullimit të pacientëve është instaluar dhe është funksional në rrjetin e institucioneve të QKMF të Gjakovës
- Të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor janë trajnuar lidhur me përdorimin e mekanizmit të lartërpërmendur


Komuna e Mitrovicës:
Rezultatet:
- Koha e pritjes është shkurtuar dhe tani numër më i vogël i pacientëve presin në dhomën e pritjes
- Përmirësim i qarkullimit të pacientëve nga zyra e pranimit deri tek pika e ofrimit të shërbimit
- Përmirësim i orientimit të pacientëve në QKMF nëpërmjet vendosjes së shenjave orientuese

Komuna e Skenderajit
Rezultatet:
- Koha e pritjës është shkurtuar dhe tani numër më i vogël i pacientëve presin në dhomën e pritjës
- Përmirësim i qarkullimit të pacientëve nga zyra e pranimit deri tek pika e ofrimit të shërbimit
- Përmirësim i orientimit të pacientëve në QKMF nëpërmjet vendosjës së shenjave orientuese
- Rritje e kënaqëshmërisë së pacientëve lidhur me kohën e pritjes për shërbime
- Ambient miqësor për fëmijë në dhomën e pritjes së shërbimeve pediatrike


Komuna e Rahovecit
Rezultatet: Qendra për ofrimin e shërbimeve pediatrike në QKMF të Rahovecit ka infrastrukturë dhe pajisje të përshtatshme për të ofruar diagnostifikim cilësorë, trajtim, monitorim dhe edukim shëndetësor të fëmijëve.


Komuna e Gllogocit:
Rezultatet: QKMF në Gllogoc, është e pajisur me pajisje mjekësore të përshtatshme për të ofruar diagnostifikim cilësorë, trajtim dhe monitorim të sëmundjeve të lidhura me përdorimin e radiologjisë, laboratorëve dhe përqendruesve të oksigjenit.

Komuna e Vushtrrisë
Rezultatet: QMF-ja numër 3 në komunën e Vushtrrisë është plotësisht funksionale dhe ofron shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor

Komuna e Junikut
Rezultatet: Reparti i emergjencës në QKMF-në e Junikut është i pajisur si duhet për të ofruar trajtim emergjent cilësor dhe monitorim.

Komuna e Malishevës
Rezultatet: QMF në Kijevë, QMF në Bellanicë dhe QMF në Drenoc ofrojnë shërbime për programin e zgjeruar të imunizimit për të gjithë fëmijët e këtyre tri qendrave.
