Projekti AQH në bashkëpunim me Shoqatën e Të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka inicuar tryezat e rrumbullëkëta ku u diskutua për Këshillet Komunale të Pacientëve, me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorive të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga komunat partnere të projektit.
Statusi i Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë kërkon që në Këshillin Drejtues të QKMF-ve të jetë edhe një anëtar i Këshillit të Pacientëve. Prandaj, në tri tryeza të rrumbullakëta që u mbajtën në Fushë Kosovë, Mitrovicë dhe Pejë me të gjithë partnerët relevant u diskutua për mënyrën e themelimit të Këshilleve Komunale të Pacientëve, funksionimin dhe kompetencat e tyre.