Nga data 5-8 nëntor të vitit 2017, projekti i AQH-së ka organizuar një aktivitetet të përbashkët me projektin HAP në Shqipëri, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të menaxhimit të cilësisë së institucioneve të KPSH në Kosovë dhe Shqipëri. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që të shkëmbejnë përvojat mbi zbatimin e aktiviteteve të shqyrtimit kolegial të çështjeve specifike klinike në mes 12 koordinatorëve të komunave të projektit të AQH-së dhe profesionistëve shëndetësor të dy rajoneve të mbuluara nga projekti HAP. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë për veçoritë e ofrimit të shërbimeve të KPSH, si të atyre urbane ashtu edhe atyre rurale, në rajonet e Dibrës dhe Fierit. Pjesëmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria e vlerësuan këtë aktivitet të përbashkët dhe vunë në pah se procesi i shqyrtimit nga kolegët në Kosovë dhe Shqipëri është i ngjashëm dhe paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për shkëmbimin e përvojave pozitive drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të KPSH.