Një punëtori për të promovuar shkëmbimin e praktikave dhe përvojave të mira me aktorët lokalë të Fletënotimit Komunitar (FN) është organizuar nga AQH së fundmi. Ky aktivitet mblodhi së bashku institucione si: OJQ Polis, PRAK, OJQ Nevo Concept dhe RROGAEK të cilët bartin përvojë në sektorë të ndryshëm të FN’së si shëndetësi, punë sociale, arsim dhe aktivitete me përfshirje të së rinjve.
Synimi për të krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm që funksionon pa financim të jashtëm mbetet vullnet i përbashkët i institucioneve përkatëse vendore që morën pjesë aktivisht në këtë ngjarje.